12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“BESA” bojkotoi Ramën, Ali Ahmeti: Tregoi papjekuri politike

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama mblodhi në Tiranë në një darkë për më shumë se tre orë përfaqësuesit e partive politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

Gëzuar! Qoftë një vit i mbarë për të gjithë shqiptarët” u shpreh shkurtimisht Rama duke e shoqëruar komentin e tij edhe me hashtagun “Vëllazëri Shqiptare” ishte mesazhi mbi foton e postuar në fund nga Edi Rama.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit u shpreh se ishte folur për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian si të vetmen mënyrë për të ndaluar emigracionin masiv.

E tërë vëmendja u përqendrua tek zhvillimet e përbashkëta. Pati një ligjërim nga kryeministri, Edi Rama për sfidat dhe përpjekjet e përbashkëta që janë bërë si dhe përpjekjet që duhen bërë bashkarisht drejt hapjes së kapitullit të parë për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Puna e lodhshme që është bërë pas krahëve, shumë më e vështirë do jetë rruga që do kemi përpara. Kështu që të dy vendet duhet të bashkëkoordinohen që ta shkurtojmë rrugën drejt anëtarësimin drejt BE-së për të ndaluar emigracionin e madh nga dy vendet tona.

U përmend edhe shembulli i Spanjës dhe Portugalisë që në momentin që ato janë bërë anëtarë të BE-së, pjesa dërrmuese e spanjollëve dhe portugezëve ishin kthyer në vend.

Ky ishte thelbi i bisedës. Largimi nga vendi mund të ndalet vetëm nga përafrimi i standardeve perëndiomore. Ky ishte thelbi i bisedës. Porosia e Ramës ishte për të bashkëvepruar për çështje të ndryshme s ai takon shqiptarëve” tha Ahmeti.

Sa i takon bojkotit të Lëvizjes Besa në këtë takim, Ahmeti tha se përfaqësuesit e kësaj partie politike kishin treguar papjekuri politike duke mos marrë pjesë. “Lëvizja “Besa” ka treguar papjekuri politike, nuk duhet të ishte shmangur një takimi të tillë, qofshin në Tiranë apo në Shkup.

Është mirë që njerëzit të na shohin së bashku” shtoi Ahmeti. Në takim morën pjesë, Afrim Gashi nga partia “Alternativa”,  Menduh Thaçi nga PDSH, Arben Taravari nga Aleanca dhe Ali Ahmeti nga BDI.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit