Në ditët e fundit të vitit të kaluar u kontrollua vila e Ervis Martianjt në Fushë Kuqe dhe u sekuestrua një arsenal armësh, por nuk u arrestua asnjë person. Për këtë çështje sot u pyet ministri i Brendshëm, i cili deklaroi se policia po kopsit dosjen.
“Në lidhje me pjesën e Ervis Martinajt, kontrollet dhe reagimet procedurale unë besoj se policia e shtetit e ka të gjithë kapacitetin e duhur për të zbatuar gjithë legjislacionin shqiptar në lidhje me këtë gjë.
Ju keni konstatuar diçka. Unë nuk e di se çfarë, ku është fakti në lidhje me këtë që keni konstatuar. Megjithatë, ai që u kap, mjeshtri i Lezhës nuk ishte me përforcues grushti, por një komando me armatim të rëndë. Policia bën maksimumin që në momentin që merret një vendim të jetë sa më i kopsitur dhe të mos dështojnë në gjykatë.
Kështu që edhe për këtë, unë nuk e di, sepse është punë rutinore e policisë. Në këtë rast besoj se është kujdesi ndaj procedurës për të pasur kujdes ndaj qëllimit final. Nuk ka asnjë institucion përveç policisë që mund ta çojë deri në fund” tha ai.
Ku ndodhet Vis Martinaj? Flet ministri: Policia ende nuk ka një provë për fatin e tij