-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Furgonin me emigrantë! Trafikanti çau postbllokun, por arratia mori fund

Kryesoret

Një 24-vjeçar u arrestua në Gjirokastër pasi u kap duke transportuar 9 emigrantë me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. I arrestuari është Amarido Pekmezi 24 vjeç, banues në Sarandë.

Në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë policia i ka bërë shenjë ndalimi automjetit tip furgon që drejtohej nga i riu. “24-vjeçari nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi, duke vënë në rrezik jetën e punonjësve të policisë” thuhet në njoftim.

Pas ndjekjes nga policia, Amarido Pekmezi u kap në vendin e quajtur “Gërhot” duke drejtuar automjetin tip furgon, me të cilin po transportonte nga Saranda në drejtim të Tiranës, 9 emigrantë nga vendet MENA, kundrejt shumës 200 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit