-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermania “shqyrton” kërkesën e Kosovës për pasaporta të skaduara

Kryesoret

Qeveria Federale e Gjermanisë është duke shqyrtuar kërkesën e bërë nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, për të lejuar qarkullimin e shtetasve kosovarë me pasaporta të skaduara.

Sveçla e bëri këtë kërkesë për Gjermaninë më 6 janar, pasi Kosova tash e sa muaj ka telashe me sigurimin e materialit të nevojshëm për prodhimin e pasaportave.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se e kanë pranuar këtë kërkesë.

“Kërkesa aktualisht është duke u shqyrtuar nga Ministria Federale e Brendshme”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Nga Ambasada gjermane kanë shtuar se kërkesa e Sveçlës është kufizuar “në lejimin e rihyrjes në Gjermani për shtetasit kosovarë që jetojnë në Gjermani me leje qëndrimi të vlefshme, dhe foshnjat me shtetësi kosovare që kanë lindur në Gjermani dhe ende nuk u është lëshuar pasaporta e Kosovës”.

Radio Evropa e Lirë të martën publikoi rrëfimet e qytetarëve kosovarë që janë përballur me probleme të shumta në muajt e fundit në planet e tyre për udhëtim, për shkak se Agjencia për Regjistrim Civil nuk ka lëshuar pasaporta, përveç për raste urgjente.

Nora Fetoshi, zëdhënëse në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, ka thënë se kompania e kontraktuar nga Qeveria për furnizim me materialin, me të cilin prodhohen pasaportat, nuk ka arritur ta sigurojë këtë material./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit