-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mungesa e ujit, lë pa operuar disa pacientë në spitalin e Mitrovicës

Kryesoret

Në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, “Dr.Sami Haxhibeqiri”, të martën nuk janë kryer të gjitha intervenimet (operacionet) tek pacientët e shtruar, kjo për shkak të mungesës së furnizimit me ujë.

Lajmin  e konfirmoi drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, Luljeta Zhubi.

Sipas saj, sot (e mërkurë) do të kompensohen të gjitha intervenimet e planifikuara në këtë spital.

“Për shkak të mungesës së furnizimit me ujë, të martën janë kryer disa operacione, por jo të gjitha që kanë qenë të planifikuara. Por, sot e tutje kompensohen ato intervenime”, ka thënë Zhubi.

Ndërkaq, në faqen zyrtare të kompanisë Rajonale Ujësjellësi “KRU Mitrovica”, ishte bërë e ditur se kjo kompani ishte ballafaquar me disa probleme teknike të cilat kishin ardhur si pasojë e shfaqjes së defekteve në stabilimentet e Impiantit për Trajtimin e ujit në Shipol dhe njëkohësisht edhe çrregullimin e furnizimit me ujë të pijes, e cila tashmë është rregulluar.

Ndryshe, rajoni i Mitrovicës që furnizohet me ujë nga kjo kompani është përballur disa ditë me ndërprerje të ujit, e cila gjë ka bërë që shumë qytetarë të frustrohen nga kjo gjendje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit