Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u shpreh sot se në vitin që sapo ka nisur do të ketë prioritet riorganizimi i policisë kriminale dhe krijimi i tre drejtorive për krimin e organizuar, narkotikët dhe krimet e rënda për të luftuar bandat.
“Policia kriminale do të riorganizohet dhe do të shkëputet nga zinxhiri komandues i policisë kriminale.
Nga ristrukturimi i policisë kriminale do të krijojmë një drejtori të veçantë për narkotikët dhe krimin e organizuar, por edhe krimet e rënda.
Për të luftuar bandat që kanë marrë vëmendjen jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Europën për t’u adresuar sa më mirë” tha ai.