Ish-mbreti i fundit i Greqisë Konstantin Gliksburg u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 82-vjeçare.
Ai kishte pësuar një goditje në tru, por kishte shumë probleme shëndetësore, nga dështimi i shumë organeve.
Konstandini u bë mbret në vitin 1964 dhe sundoi deri në vitin 1973, kur edhe u shfuqizua monarkia në Greqi.
Njeriu që pjesën më të madhe të jetës e kaloi si “mbret pa mbretëri”. Por ai vetë thoshte se “nuk jam mbreti i dikurshëm, jam mbreti Kostandin”.