Pas deklaratës së rremë se vuan nga kanceri, këngëtari Luiz Ejlli gjatë një bisede me banorët pranoi se ka gabuar dhe është i gatshëm të kërkojë falje.
Luizi tha se për ndjenjat është i gatshëm të ulet në gjunjë dhe se nuk e ka problem, duke nënkuptuar se e ka kuptuar gabimin që ka bërë lidhur me Kiarën.
Sakaq shtoi se nuk do kërkojë falje për personat që po përfitojnë nga situata dhe po e keqtrajtojnë.
‘Unë të ulem në gjunjë, nuk e kam problem. Po i ulem ndjenjave, ankthit, zhgënjimit, stresit që kam krijuar. I ulem dhe shtrihem keq, por nuk i ulem asaj që sheh që jam plagosur dhe më vë këmbën në fyt”, tha ai.