-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Video/ Karikuesi merr flakë para nisjes së avionit në Singapor, pasagjerët i kap paniku

Kryesoret

Dy pasagjerë në një fluturim për në Singapor u plagosën kur një karikues power bank mori flakë ndërsa avioni përgatitej për nisje.

Videot që qarkullojnë në internet tregojnë stjuardesat që përpiqen të mbajnë pasagjerët të qetë ndërsa zjarri dhe tymi fillojnë të shkaktojnë panik.

Sipas Daily Mail zjarri filloi pasi një power bank u nxeh shumë dhe shpejt e mbushi kabinën me tym, duke detyruar të gjithë 189 pasagjerët dhe ekuipazhin të evakuonin avionin, i cili do të nisej nga Aeroporti Ndërkombëtar Taoyuan në Tajvan rreth orës 19:35 me orën lokale.

Dy persona në bordin e avionit TR993 pësuan djegie të lehta ndërsa pasagjerët e tjerë shpëtuan pa lëndime.

Një nga viktimat ishte personi i cili po karikonte telefonin me i power bank-in.

Avioni arriti të kthehej i sigurt në portë pas shuarjes së zjarrit. Ai u nis më vonë atë pasdite.

Sipas një deklarate të linjës ajrore Scoot hetimet  e mëtejshme në lidhje me incidentin vijojnë akoma.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit