-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Brazili në kërkim për trajnerin e ri, sytë nga Luis Enrique

Kryesoret

Spanjolli Luis Enrique është trajneri që kombëtarja e Brazilit dëshiron ta vendosë në krye të skuadrës së tyre.

Të udhëhequr Tite ata u eliminuan në çerek finalen e Kupës së Botës Katar 2022.

Pas elimimit trajneri i ekipit u largua dhe tashmë kombëtarja është pa një lider në bankinë.

Ish-trajneri i Barcelonës dhe i Spanjës, Luis Enrique është sot favoriti kryesor për të marrë drejtimin në fillim të vitit 2023.

Presidenti i Federatë të Brazilit, Ednaldo Rodrigues u kthye sot në pozicionin e tij pasi një periudhe pauze pasi ishte me pushime.

Ndër çështjet urgjente për t’u zgjidhur është emri i trajnerit të ri.

Brazili ka dërguar disa oferta për disa trajner të famshëm por deri tani ka marrë përgjigje negative nga ata.

Një nga opsionet ishte Pep Guardiola, por trajneri katalanas nuk është gati të largohet nga Manchester City, i cili mendon se tashmë ka ekipin e kompletuar dhe dëshiron të provojë të fitojë Champions League.

Më pas ata tentuan për  Ancelottin, por tekniku italian nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madrid.

Tashmë radhën e ka Luis Enrique, i cili është pa ekip pas largimit nga kombëtarja spanjolle.

Ai vlerësohet për guximin e tij për të përdorur në fushën e lojës të rinjtë, që është element kyç në procesin e rinovimit sepse Brazili ka një prodhim të shkëlqyer të moshave nën 20 vjeç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit