Mëngjesin e sotëm është djegur një banesë në fshatin Grecalli të Fierit. Ishin fqinjët ata që kanë lajmëruar të alarmuar shërbimin zjarrfikës teksa ndërtesa e cila ishte e pabanuar, mori flakë.
Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike ndërkohë që të gjitha orenditë janë shkrumbuar, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.