-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy oferta për pastruesen, a do ta hapë “Kasafortën e Pandorës”?

Kryesoret

Prokuroria vijon hetimet në lidhje me pastruesen Rozeta Dobi dhe djalin e saj Havierin për vjedhjen e mbi 500 mijë eurove, qindra mijëra dollarëve dhe miliona lekëve, por edhe sendeve me vlerë.

Deri tani vetëm 120 mijë euro kanë zot që e ka pranuar Alda Klosi se ia ka vjedhur dhe disa sende me vlerë. Pjesa tjetër, mbi 400 mijë euro ende nuk kanë pronar. Kush i ka? Ende askush nuk ka shkuar që të bëjë denoncim.

Përballë këtij fakti, prokuroria i ka ofruar Rozeta Dobit bashkëpunim dhe lehtësim të pozitës penale të saj në këtë çështje në këmbim të dëshmisë dhe zbulimit të pronarit të eurove.

Oferta e dytë lidhet me djalin. Prokuroria i ka ofruar zbutjen e masës së sigurisë së djalit të saj, Havier Dobi, me qëllim lirimin e tij nga burgu në një masë më të lehtë. Pra hetim në gjendje të lirë nëse nëna bashkëpunon. Tashmë pritet nëse do të flasë pastruesja.

Hapet telefoni i pastrueses, kush ishin “peshqit” e tjerë që u vodhi milionat?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit