Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se kanë shprehur interesim që të sillen ushtarë shtesë në Kosovë.
Ai thotë se megjithatë i takon KFOR-it dhe NATO’së të vendos kur, sa dhe si do të sillen ushtarë shtesë në Kosovë.
“Ne kemi shprehur gatishmërinë, interesimin megjithatë i takon KFOR-it dhe NATO’së se kur dhe sa e si do të sillen ushtarë shtesë në Kosovë. Mos të harrojmë që Kosova po investon vetë në mbrojtje. Kur kemi parë grupe militare, pro ruse si Ujqit e Natës dhe mercenarët e Wagnerit në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë me shenjat e tyre dhe me parullat që thoshin ‘Lutuni zotit dhe mbahuni te Rusia’, kur kësaj i shtohet fakti që Serbia ka kërkuar që të kthehen 1000 ushtarët në Kosovë, pikërisht është e rëndësishme të shtohet numri i ushtarëve të NATO-s. Natyrisht këto janë vendime që merren diku tjetër, ndërkaq natyrisht se Serbia mori përgjigje negative nga KFOR-i”, tha Kurti në RTK.