-sidi education-spot_img
18.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Miratohet kalendari! Të hënën nis Kuvendi, PS rrëzon hetimin për udhëtimet e Ramës

Kryesoret

Në drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla sot u zhvillua mbledhja e parë e Konferencës së Kryetarëve për sesionin e katërt, të legjislaturës së dhjetë të Kuvendit.

Pas diskutimeve, Konferenca shqyrtoi dhe miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 17 janar-25 shkurt 2023, kalendarin e punimeve për periudhën 17 janar-4 shkurt 2023.

Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare më datat 16 janar 2023, 26 janar 2023 dhe 2 shkurt 2023. Më datën 26 janar 2023 do të zhvillohen dy seanca plenare, njëra e dedikuar përkujtimit të viktimave të Holokaustit.

Pika e fundit e rendit të ditës së mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve ishte diskutimi për kërkesën e paraqitur nga 35 deputetë të pakicës parlamentare për ngritjen e një komisioni hetimor “Për verifikimin e ligjshmërisë së shpenzimeve të udhëtimeve me avion jashtë shtetit të Kryeministrit në detyrë, nga datat 10.09.2013 deri më datë 31.10.2022”. Për shkak të mos arritjes së dakordësisë, në bazë të Rregullores, çështja  i kaloi për shqyrtim seancës plenare të datës 26 janar 2023.

Socialistët e rrëzuan në Konferencën e Kryetarëve kërkesën e opozitës për ngritjen e një Komisioni Hetimor për shpenzimet e udhëtimeve të kryeministrit. Argument që kryetari i grupit të shumicës e bëri të ditur dhe përpara gazetarëve është firma e Sali Berishës në kërkesën e depozituar në Kuvend.

“Çdo lloj shkrese që vjen në Kuvendin e Shqipërisë dhe në të cilën gjendet firma, nënshkrimi i një personi të shpallur non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion të nivelit të lartë dhe minim të demokracisë, ajo kërkesë, ajo shkresë, ajo letër nuk merret parasysh” tha Taulant Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit