Ish-futbollisti i Zambias në Afrikë, Philemon Mulala vdiq pas një sulmi nga tre qentë e tij në Lichtenburg të Afrikës së Jugut dy ditë më parë.
Zambia ka qenë në zi pas lajmi për vdekjen e Mulala që u kafshua për vdekje nga tre qentë e tij në kopshtin e rezidencës privat.
Mulala u zbulua nga gruaja e tij dhe më vonë u shpall i vdekur në vendngjarje, siç u transmetua nga
Zëdhënësi i policisë, kapiteni Sam Tselanyane në një deklaratë për ESPN u shpreh se gruaja e Mulala ishte personi i parë që mbërriti në vendngjarje.
“Ajo u shqetësua dhe shkoi të kontrollonte se çfarë nuk shkonte kur qentë po lehnin pasi shtëpia e tyre ndodhet në një rrugë të frekuentuar dhe qentë lehnin shpesh ndaj këmbësorëve dhe automjeteve që kalojnë”, tregoi zëdhënësi i policisë.
“Është një fund kaq tragjik. Shumë nga ne e kanë parë të luajë, veçanërisht tifozët e Mufulira Wanderers. Shumë e kujtojnë atë nga ditët e ekipit kombëtar, ku fitoi medaljen e parë të argjendit pas pavarësisë”, tha zyrtari i Mufulira.
Në karrierën si futbollist, 60-vjeçari luajti në vendin e tij për Cooper Bullets, Mufulira dhe Cape Town Spurs në Afrikën e Jugut.