Aktorja Olta Gixhari pas hyrjes në shtëpinë e BBVIP është kthyer një ndër personazhet më të komentuara, ku interesi lidhur me jetën e saj personale është mjaft i madh për publikun.
Së fundmi janë publikuar disa foto të aktores lidhur me një histori dashurie disa vite më parë, ku mësohet se Olta ka qenë e lidhur me ish-banorin e Big Brother, Olsin.
Në fotot e mëposhtme, Olta dhe Olsi shihen të përqafuar dhe shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Mësohet se Olta ka qenë për disa muaj në një lidhje dashurie me Olsin dhe se historia e tyre nisi në vitin 2011 gjatë “Dancing With the Stars” ku të dy ishin konkurrent.