Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dënoi vendimin e kryetarit të grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj për të përjashtuar katër deputetë. Ish-presidenti tha se, katër deputetët kanë reflektuar duke firmosur për të zgjedhur kryetar grupi, Ervin Salianjin, që ka qenë në 8 Janarin e vitit të kaluar kur ndodhi incidenti, në krahun e kundërt të foltores.
“Nuk më takon mua të komentoj zhvillime të tilla. Qëndrimi im se kush është PD, është i qartë në respekt të vendimit të marrë nga populli opozitar në 6 mars. Unë respektoj vendimin e popullit.
Aq sa kam parë nga mediat dhe reagimet e eksponentëve të përjashtuar, ka ndodhur një paradoks i madh, pasi të katërt deputetët paskan bërë një super reflektim për 8 Janarin, pasi paskan firmosur për të pranuar kryetar grupi, n/ kryetarin, që në 8 janar ka qenë në anën tjetër, të kundërt të foltores, zotin Salianji. Cdo manovër e Ramës është e dëshpëruar për të spostuar vëmendjen janë të kota” tha ai.