-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vodhi 4 automjete, arrestohet “skifteri” nga Pogradeci/ Emri

Kryesoret

Policia e Pogradecit ka arrestuar Ardian Isufin 35 vjeç pasi kishte vjedhur 4 automjete, në Pogradec, Elbasan dhe Prrenjas

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 09.01.2023, në lagjen nr. 3, Pogradec, ku u vodh një automjet tip “Toyota”, organizuan veprimet dhe falë koordinimit dhe shkëmbimit të informacioneve me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Stafeta”. Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

– A. I., 35 vjeç, banues në Pogradec.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i vjedhjes së automjetit tip “Toyota”.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë kësaj jave, ka vjedhur edhe 3 automjete të tjera, në Prrenjas dhe në Elbasan, konkretisht një automjet tip “Nissan”, një kamionçinë tip “Benz” dhe një motoçikletë tip “Yinxiang”, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit