Një sasi lënde plasëse, eksploziv shpërtheu orët e para të mëngjesit të sotëm pranë banesës së shefit të Krimeve në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dobraç” rreth orës 03:50 ku për pasojë banesa e Pëllumb Shpatit ka pësuar dëme të lehta si dhe automjeti i tij. Por, tronditja te familja ka qenë e madhe.
Pëllumb Shpati jeton në një vilë 3-katëshe së bashku me familjet e dy vëllezërve të tij, edhe dy të tjerët efektivë policisë së Shkodrës. Babai i shefit të krimeve, tha se brenda vilës shin 17 pjesëtarë në total.
Tritoli në banesën e shefit në Shkodër, flet babai: Ishte për shkak të postit të djalit
Të mëdhenj e të vegjël janë tronditur nga shpërthimi. Babai Gjergj Shpati u shpreh se familja e tij nuk ka asnjë konflikt dhe se sulmi ka ardhur për shkak të detyrës.
“Ishim 17 vetë brenda, tre familje deri në katin e tretë. Ishte i fuqishëm. Ka shkatërruar çfarë ka qenë. Ka dëme në dritare, dyer, fasada, makina.
FOTO/Tritoli në banesën e shefit në Shkodër, si paraqitet gjendja pas tritolit?
Nuk e di se pse ka ndodhur. Kam qenë në gjumë. Mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës sepse ne nuk kemi ngatërresa me askënd. Nuk i kam borxh kujt. Kërkojmë që shteti të bëjë punën dhe të hetojë”, tha babai i Pëllumb Shpatit.
Por ky nuk ishte incidenti i parë që i ndodh shefit të Shkodrës, pasi rreth 3 vite më parë në gusht 2019, në lagjen “Mark Lula” të Shkodrës, u plagos me thikë edhe vëllai i tij Vat Shpati.
Telashet s’kanë fund për shefin e Shkodrës, sot tritol më vitin 2019 i plagosën vëllanë
Në atë kohë policia njoftoi se bëhej fjalë për një konflikt të çastit.