Një situatë e brishtë mbetet në Lindjen e Mesme, ndërsa SHBA dhe Irani vijojnë shkëmbimin e sinjaleve për një marrëveshje të mundshme, mes paralajmërimeve për përshkallëzim ushtarak nëse bisedimet dështojnë.
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se shanset për arritjen e një marrëveshjeje ose për një përplasje ushtarake janë “50-50”, duke shtuar se vendimi mund të merret shumë shpejt, në varësi të zhvillimeve të negociatave.
“Do të nënshkruaj vetëm një marrëveshje ku marrim gjithçka që duam,” është shprehur Trump, duke theksuar se qëllimi i Uashingtonit është të ndalojë Iranin nga posedimi i armëve bërthamore.
Nga ana tjetër, Teherani zyrtar këmbëngul për vazhdimin e bisedimeve dhe arritjen e një zgjidhjeje diplomatike, ndonëse paralajmëron se nuk do të heqë dorë nga “të drejtat e tij kombëtare” dhe mbetet i përgatitur për çdo skenar.
Sipas raportimeve ndërkombëtare, diskutimet mes palëve po vijojnë përmes ndërmjetësve, ndërsa përmendet edhe mundësia e një armëpushimi të përkohshëm dhe hapa gradualë drejt lehtësimit të sanksioneve, nëse arrihet një marrëveshje.
/5pyetjet.al









