Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ditën e sotme ishte i pranishëm në Shqipëri për të promovuar librin e tij ku gjithashtu mori titullin ‘Doctor Honoris Causa’.
Në ceremoninë e pritjes ishin të ftuar kryeministri Edi Rama, nga ish-kryeparlamentari Gramoz Ruçi ministrja e jashtme Olta Xhaçka dhe ministrja e arsimit Evis Kushi.
Pas ceremonisë ai ka mbajtur një deklarate për mediat ku u pyet në lidhje me një shkrimin e botuar nga mediat malazeze në të cilin thuhej se Edi Rama dhe ai kanë thyer embargon e SHBA dhe BE, duke lejuar tregtinë e grurit dhe të plehrave kimikë mes Serbisë dhe Rusisë, përmes Portit të Durrësit.
Kryeministri malazez e mohoi në mënyrë kategorike këtë gjë duke u shprehur se është fake news.
“Kjo nuk është ardhmëria e Ballkanit Perëndimor. Absolutisht nuk është e vërtete. Mediat malazeze çdo ditë nxjerrin lajme që nuk janë të vërteta. Mali i Zi e ka 100 përqind politikën e jashtme të akorduar me BE-në. Fake news nuk kemi mundur ta ndalim.”
Kush ishin të pranishëm në ceremoninë e dekorimit të Abazoviç?