-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ U plagos dhe u rrëmbye rrugës për spital, si ndodhi arratisja nga burgu?

Kryesoret

Mediat në Shkup kanë zbardhur detaje të reja nga arratisja e të dënuarit. Në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes është arratisur një i burgosur i dënuar me 20 vite burg për vrasje nga burgu më i madh në Maqedoninë e Veriut, Idrizovë. I burgosuri ka kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve, që sipas burimeve jo zyrtare, ia ka shkaktuar vetes. Më pas është nisur menjëherë me rojet e burgut drejt spitalit, ndërsa ende nuk ka një sqarim se përse ndihma nuk ka ardhur në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit.

Gjatë rrugës për në spital u ka prerë rrugën një makinë tjetër me shumë persona të armatosur të cilët kanë marrë të burgosurin nga duart e policisë, por para kësaj i burgosuri ka arritur t’i marrë armën njërit prej policëve dhe nën kërcënimin e armës ka arritur të shpëtojë më lehtësisht. Gjatë kësaj rrëmuje njëri prej policëve është plagosur. Ministria e Brendshme e Maqedonisë deklaroi se arratisja e të burgosurit nga “Idrizova” ka ndodhur para mesnatës. Katër zyrtarë të burgut e kanë shoqëruar për në spital të burgosurin. Në raport thuhet se e gjithë drama ka ndodhur në autostradë.

“Punonjësit e policisë së burgjeve të cilët ndodheshin në një furgon “Ford Transit” të policisë së burgjeve kanë kërkuar ndihmë nga policët e SPB Shkup, pasi, sipas raportimit të tyre, gjatë shoqërimit të të dënuarit B.M. , nga INP “Idrizovë” në Qendrën Urgjente “Nënë Tereza”, në autostradë, i dënuari ia ka marrë armën shoferit I.H. (punonjës i policisë së burgjeve), ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur I.H.. Më pas i dënuari është arratisur me një automjet pasagjerësh Audi”, thonë nga MPB. Punonjësi i plagosur i policisë së burgjeve është dërguar në Qendrën Emergjente për ndihmë mjekësore. “Po merren masa për zbardhjen e rastit”, deklaroi MPB.

Arratisje si në filma! Të armatosurit rrëmbejnë të burgosurin dhe qëllojnë policin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit