-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ronaldo nuk i harron ish-shokët e skuadrës, viziton madrilenët në stadiumin e Al Nassr

Kryesoret

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo nuk e ka harruar ish-klubin e tij Real Madrid dhe ka shkuar për t’i vizituar.

Madrilenët ndodhen në Arabinë Saudite për të zhvilluar finalen e Super Kupës spanjolle.

Los Blancos janë duke u stërvitur në ambientet e stadiumit të Al-Nassr, pjesë e së cilës skuadër është edhe Cristiano Ronaldo.

Ronaldo ka zbritur në stadium për të parë nga afër ish-shokët e tij të skuadrës dhe për ta përshëndetur trajnerin e Realit, Carlo Ancelotti.

 

Portugezi ka qëndruar për disa minuta afër ish-bashkëlojtarëve të tij duke i uruar fat për finalen e madhe të dielën ndaj Barcelonës.

Sigurisht që qëndrimi i CR7 në stërvitjen e Real Madridit ka emocionuar tifozët madrilenë pasi video në fjalë është bërë virale në rrjetet sociale.

“Mirë që të shohim përsëri Cristiano”, ka shkruar faqja zyrtare e Realit në Twitter.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit