Një sasi tritoli është vendosur përpara banesës së shefit të seksionit për hetimin e Krimeve në komisariatin e Shkodrës Pëllumb Shpatit.
Në lidhje me ngjarjen ka folur i ati Gjergj Shpati. Mes të tjerash babi i policit tha se ngjarja mund të këtë ndodhur për shkak të detyrës së të birit.
“Ka ndodhur ne orën 4 te mëngjesit. Ishim gjithë ne gjumë. Ishte shpërthim i fuqishëm. Mendoj se ka ardhur per shkak te detyrës te djalit. Probleme me kënd nuk kemi patur. I kërkoj shtetit qe te beje detyrën dhe ta zbardhë. Kemi qene 17 vete brenda shtëpisë, 3 familje nga kati i pare ne te tretin”, deklaroi Gjergj Shpati, babai i shefit të Krimeve Shkodër.
Telashet s’kanë fund për shefin e Shkodrës, sot tritol më vitin 2019 i plagosën vëllanë