Nga Brukseli ku u zhvillua Konferenca Ndërqeveritare, Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos u shpreh se Shqipëria ka bërë progres në rrugën e integrimit.
“Jemi këtu për të shënuar një hap të madh. Pas Malit të Zi, Shqipëria është e dyta që ka plotësuar piketat e ndërmjetme për shtetin e së drejtës. Kjo është një arritje për t’u kremtuar dhe vlerësim i një pune të madhe prej një dekade.
SPAK-u është flamurtari i luftës kundër korrupsionit në Shqipëri. Sinjali është i qartë, pritet progres më tej. Kjo përfshin të gjitha forcat politike dhe shoqërinë civile” tha ajo.
Zëvendësministrja për Çështjet Europiane të Qipros, Marilena Raouna kërkoi që të vijohet me këtë ritëm, vrull për reformat. “BE pret me padurim për të vazhduar këtë vrull reformash që e ka sjellë Shqipërinë këtu sot. Komisioni Europian mbetet i përkushtuar të mbështesë Shqipërinë dhe presidenca e Qipros do ta mbështesë” tha ajo.









