Policia italiane ka arrestuar një 22-vjeçar shqiptar pasi është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike.
Sipas mediave italiane i riu është kapur mbrëmjen e djeshme duke udhëtuar me një mjet tip ‘Nissan Micra XG’, ndërsa pas kontrolleve rezulton se ka letra të rregullta në Itali.
Ai u pikas duke shitur një dozë droge, ndërsa gjatë kontrolleve në një cigare elektrike u gjetën 15 doza kokainë.