-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdekje tragjike në Paris, gjendet e pajetë vajza 3-vjeçare në lavatriçe

Kryesoret

Autoritetet në Paris po hetojnë vdekjen e një vajze 3-vjeçare, e cila u gjet e pajetë në lavatriçen e banesës së familjes së saj.

Ditën e stome kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të vdekjes së fëmijës që u gjet në verilindje të Parisit mbrëmjen e së enjtes. 

Zyra e prokurorit në Paris tha se një njësi speciale për mbrojtjen e të miturve po udhëheq hetimin.

Siç sqaron Bfmtv, babai i viktimës ka qenë ai që ka gjetur të vdekur fëmijën brenda lavatriçes, e cila ishte fikur. 

Vihet re se hetimet për gjetjen e 3-vjeçares kanë zgjatur shumë orë dhe kanë marrë pjesë familjarët e fëmijës.

“Në pamje të parë, vajza nuk ka asnjë shenjë se është rrahur”, tha një burim policor për Bfmtv në kushte anonimiteti. 

Ekipet e shpëtimit që mbërritën në vendin e zbulimit nuk mundën ta shpëtonin vajzën.

Prokuroria nuk dha detaje të tjera por sipas një raporti të gazetës “Le Parisien” fëmija u gjet i gjallë në lavatriçe nga babai i tij dhe një anëtar tjetër i familjes.

Fëmija ndërroi jetë në urgjencë një orë më vonë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit