-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdiq apo e vranë? “Helsinki”: U penguam të zbulojmë të vërtetën për Sheshin e inceneratorëve

Kryesoret

Komiteti Shqiptar i Helsinkit akuzon se institucionet kanë penguar vëzhguesit e tyre për të monitoruar praktikën për humbjen e jetës së të pandehurit Enver Sheshi, i arrestuar për aferën e inceneratorit të Fierit. “Vëzhguesve të KShH nuk iu mundësua informacioni nga organet përkatëse, gjë që do t’i shërbente sqarimit të çështjes.

Ky qëndrim është i papajtueshëm me transparencën që shkon për krah me parimin e përgjegjshmërisë së institucioneve shtetërore.

Në çështjen në fjalë, rezervat për dhënie informacioni ndaj një organizate të njohur për misionin e saj, sikurse është KShH janë të panevojshme dhe krijojnë dyshime të arsyeshme në sytë e një vëzhguesi të paanshëm e objektiv, për arsyen e refuzimit të informacionit.

Lutfi Dervishi: Vdekja në paraburgim dhe 48 orë sorollatje

Gjithashtu, është e dëmshme në kuptim të aktualitetit dhe qëllimit që ka një monitorim, që të kërkohet parashtrimi i kërkesës zyrtare për informacion për të marrë kopje të këtyre dokumenteve, nëse ato disponohen aty për aty nga organet”,  thuhet në deklaratën e KShH.

Enver Sheshi i arrestuar për aferën e inceneratorëve ndërroi jetë pak ditë më parë në spital. “5pyetjet.al” kontaktoi me familjen për qëndrimin nëse do ta ndiqnin në mënyrë ligjore, por nuk pranuan që të prononcoheshin.

Berisha hedh dyshime për vdekjen e Enver Sheshit: E vrau mafia e inceneratorëve

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit