35-vjeçari Gerald Ramaj është arrestuar në Durrës me akuzën e katër vjedhjeve. Ai u shpall në kërkim për grabitjen e xhiros ditore në një furrë buke duke marrë 10 mijë lekë.
Por nga hetimet rezultoi se ishte autor edhe i tre vjedhjeve të tjera në markete. Në një prej këtyre rasteve kamerat e kanë kapur duke vjedhur në një market, shishe me pije alkoolike.
Tre vjedhje në Durrës i ka bërë në datat 5, 7 dhe 12 janar 2023. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.