Një shpërthim ka ndodhur ditën e sotme në një tubacion gazi natyror që lidh Lituaninë dhe Letoninë.
Shpërthimi që ndodhi në veri të Lituanisë është konfirmuar për agjencinë Reuters nga kompania lituaneze e transmetimit të gazit natyror, Amber Grid.
Nuk raportohet për të vdekur apo të lënduar.
Videoja e publikuar nga transmetuesi publik lituanez, LRT tregon një zjarr të ndezur në vendin e shpërthimit në qarkun Panevezys në Lituaninë veriore.
” Ne po hetojmë shkakun e shpërthimit ,” tha zëdhënësi i Amber Grid.
Kompania njoftoi se sipas vlerësimeve fillestare nuk sheh shkaqe dashakeqe të shpërthimit, por hetimet do të mbulojnë të gjithë skenarët e mundshëm.
Gjithashtu kompania siguroi se zjarri do të shuhet së shpejti pasi furnizimi me gaz është ndërprerë.
Shpërthimi, siç transmetohet nga rrjeti televiziv shtetëror lituanez LRT, çoi në evakuimin e rreth 250 banorë të fshatit Pasvalio Vienkiemiai.
Flakët arritën një lartësi prej 50 metrash dhe ishin të dukshme në një distancë prej 17 kilometrash.
Kryebashkiaku i zonës tha për radion LRT se kishte tinguj që të kujtojnë avionët që fluturonin në lartësi të ulët, ndërsa vlerësoi se në vendin e shpërthimit nuk ka shtëpi.