-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga futbolli drejt besimit, ja arsyeja që e shtyu Mulryne të linte futbollin për tu bërë prift

Kryesoret

Ish-futbollisti i Manchester United, Phil Mulryne la botën e futbollit, paratë e shumta dhe famën për t’u bërë prift katolik.

Arsyeja e këtij vendimi ishte ngaqë u mërzit nga paratë e shumta dhe vëmendja e femrave.

44-vjeçari dikur ishte  një nga yjet e rinj që doli nga akademia e Manchester United, por i ndërroi këpucët e sportit me Biblën kur u zhgënjye me përfitimet që vinin nga loja e futbollit, si paratë dhe femrat.

Ish-mesfushori fitonte 600.000 paund në vit në kulmin e karrierës së tij, por në vend që ta lumturonte kjo shumë e madhe, tek ai kishte efekt të kundërt.

Ai përjetoi një boshllëk i cili e drejtoi në shtëpinë e Zotit.

Mulryne e filloi karrierën në “Old Trafford”, ku bëri debutimin e tij në tetor 1997. Ai nuk arriti të depërtonte në ekipin e parë të Manchester United ku bëri vetëm një paraqitje në Premier League, përpara se të transferohej te Norwich në vitin 1999.

Phil Mulryne u paraqit më mirë në “Carrow Road”, ku zhvilloi 172 ndeshje dhe shënoi 20 gola ndërmjet viteve 1995 dhe 2005.

Mesfushori gjithashtu pati eksperienca me Cardiff, Leyton Orient dhe Kings Lynn përpara se të tërhiqej nga futbolli në moshën 31-vjeçare në vitin 2009.

Duke folur për kalimin e tij nga futbolli te priftëria, Mulryne tha më parë për faqen zyrtare të Norwich: “Fillova të jem i pakënaqur me të gjithë stilin e jetës. Ne kemi një jetë të mrekullueshme si futbollistë, isha shumë i privilegjuar, por me të gjitha gjërat përreth kuptova që përfundimisht kisha një lloj zbrazëtie në shpirt e zemër. Isha shumë i tronditur, pyesja veten: pse nuk jam i lumtur, kur kam gjithçka që duan të rinjtë?”

“Aty nisi udhëtimi drejt eksplorimit të besimit tim, besimit që kisha si i ri. Mora një vendim që të kthehesha në shtëpi për një vit dhe në të vërtetë gjatë atij viti gjithçka u përmbys. Unë dola vullnetar për të pastrehët për një kohë. Fillova të kthehesha në meshë dhe të falesha përsëri rregullisht, teksa gjeta një ndjenjë të vërtetë përmbushjeje. Futbolli ishte me ngritje dhe ulje të mëdha, jeta në kishë më jepte një ndjenjë të qëndrueshme kënaqësie”, tha Mulryne.

Former Manchester United midfielder Phil Mulryne ordained a Roman Catholic  priest - Mirror Online

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit