-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Video/ Shpërthim në tubacionin e gazit natyror që lidh Lituaninë dhe Letoninë, evakuohen 250 banorë

Kryesoret

Një shpërthim ka ndodhur ditën e sotme në një tubacion gazi natyror që lidh Lituaninë dhe Letoninë.

Shpërthimi që ndodhi në veri të Lituanisë është konfirmuar për agjencinë Reuters nga kompania lituaneze e transmetimit të gazit natyror, Amber Grid.

Nuk raportohet për të vdekur apo të lënduar.

Videoja e publikuar nga transmetuesi publik lituanez, LRT tregon një zjarr të ndezur në vendin e shpërthimit në qarkun Panevezys në Lituaninë veriore.

” Ne po hetojmë shkakun e shpërthimit ,” tha zëdhënësi i Amber Grid.

Kompania njoftoi se sipas vlerësimeve fillestare nuk sheh shkaqe dashakeqe të shpërthimit, por hetimet do të mbulojnë të gjithë skenarët e mundshëm.

Gjithashtu kompania siguroi se zjarri do të shuhet së shpejti pasi furnizimi me gaz është ndërprerë.

Shpërthimi, siç transmetohet nga rrjeti televiziv shtetëror lituanez LRT, çoi në evakuimin e  rreth 250 banorë të fshatit Pasvalio Vienkiemiai.

Flakët arritën një lartësi prej 50 metrash dhe ishin të dukshme në një distancë prej 17 kilometrash.

Kryebashkiaku i zonës tha për radion LRT se kishte tinguj që të kujtojnë avionët që fluturonin në lartësi të ulët, ndërsa vlerësoi se në vendin e shpërthimit nuk ka shtëpi.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit