-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Londra dënon ekzekutimin e Akbarit nga Irani: Një akt i pashpirt dhe frikacak

Kryesoret

Britania e cilësoi sot ekzekutimin nga Irani të britanik – iranian, Alireza Akbari si barbar dhe deklaroi se ky veprim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.

Më herët, agjencia e lajmeve Mizan raportoi se Akbari, një ish-zyrtar i lartë i mbrojtjes iraniane, i cili ishte dënuar me vdekje me akuzën e spiunimit për Britaninë ishte ekzekutuar.

 

“Jam i tronditur nga ekzekutimi i shtetasit iranian britanik Alireza Akbari në Iran. Ishte një akt i pashpirt dhe frikacak, i kryer nga një regjim barbar pa respekt për të drejtat e njeriut të popullit të tij,” tha kryeministri britanik, Rishi Sunak në një postim në Twitter.

Sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverley gjithashtu shkroi në Twitter: “Ky akt barbar meriton dënim me termat më të ashpër. Nuk do të mbetet pa përgjigje”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit