-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Londra tërheq ambasadorin britanik pas ekzekutimit të Akbarit në Iran

Kryesoret

Britania e cilësoi sot ekzekutimin nga Irani të britaniko – iranian Alireza Akbari si barbar dhe deklaroi se ky veprim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.

Më herët, agjencia e lajmeve Mizan e gjyqësorit raportoi se Akbari, një ish-zyrtar i lartë i mbrojtjes iraniane, i cili ishte dënuar me vdekje me akuzën e spiunimit për Britaninë, ishte ekzekutuar.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverley ka njoftuar se Londra po tërheq përkohësisht ambasadorin britanik në Iran për konsultime të mëtejshme pas ekzekutimit të britaniko-iranianit Alireza Akbari.

Në lidhej me vrasjen e Akbari ka reaguar edhe presidenti francez ku shprehu solidaritetin e tij me Britaninë si dhe dënoi dënoi ekzekutimin.

Regjimi i Teheranit ka kundërshtuar thirrjet e Londrës dhe Uashingtonit për lirimin e 61-vjeçarit Alireza Akbari, i cili u dënua me vdekje për “spiunim për Britaninë”.

Në një dokument audio të transmetuar nga BBC Persian të mërkurën, Alireza Akbari mund të dëgjohet duke thënë se ai ka rrëfyer krimet që nuk i ka kryer pas torturave të gjata.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit