Zbulohen emrat e 3 shqiptarëve dhe 10 të huajve që janë arrestuar nga drejtoria e kufirit për kontrabandë nafte nga Libia në Shqipëri. Dy anije u bllokuan “Geni” dhe “Abobakr 124” dhe 62 mijë litra naftë kontrabandë që vinte nga Libia dhe kishte destinacion Shqipërinë u bllokuan. Policia njoftoi sot se operacioni zgjati 48 orë, në det dhe në tokë.
Bllokohen anijet me 62 mijë litra naftë kontrabandë, por kush i ka? Policia: Duroni
Të arrestuarit;
Në anijen shqiptare “Geni” u arrestuan Elton Qevani 31 vjeç, pronari Klajdi Kapxhiu 30 vjeç, kapiteni dhe dy marinarët Selim Gaba 65 vjeç, banues në Durrës dhe Muhamet Eltaëargy 50 vjeç, i huaj, pjesë të ekuipazhit.
Në anijen libiane “Abobakr 124” u arrestuan Muhamed Arafe 48 vjeç, Ahmed Zantaëi 34 vjeç, Ahmet Abdurrabu 32 vjeç, Said Nëegi 38 vjeç, Muhamed Mahmut 61 vjeç, Eshref Kahlife 34 vjeç, Islam Ashkar 34 vjeç, Ali Hadad 43 vjeç dhe Adil Badaëi 55 vjeç.
Në total, sipas policisë janë sekuestruar 62 mijë litra naftë, e ardhur nga Libia që po tentohej të futej kontrabandë në Shqipëri. Por kush ishte porositësi pas kësaj skeme kontrabande? Zyrtari i policisë nuk kishte një përgjigje për këtë. “Duroni sa të përfundojnë hetimet” tha ai.
Rrethim me helikopter dhe skafe! Momenti i arrestimeve në mes të detit për naftën