Një anije me flamur panamez është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Radën e Portit të Durrësit.
Detaje të reja janë zbuluar mbi shkakun e rënies së flakëve.
Sipas raportimeve të fundit zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Zjarri fillimisht ka rënë në një depo në kiç të anijes.
Aty mbanin materiale si cima, një lavatriçe etj.
Menjëherë pas flakëve në anije ka shkuar rimorkiatori që ka pajisje për shuarjen e zjarrit.
Përveç ekuipazhit kanë shkuar edhe disa zjarrfikës në anije.
Ndërkohë njoftohet se tashmë intensiteti i flakëve ka rënë dhe se është nën kontroll.