Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha sot se sulmet ruse ndaj objektivave civile mund të ndalen vetëm nëse aleatët perëndimorë të Kievit furnizojnë vendin e tij me armët e nevojshme.
“Çfarë duhet? Ato armë që janë në magazinat e aleatëve tanë dhe për të cilat ushtarët tanë kanë pritur kaq gjatë”, tha Zelensky në video-mesazhin e tij të mbrëmjes, pas sulmeve masive raketore ruse të sotme në qytetet ukrainase.
“E gjithë bota e di se çfarë dhe si të ndalojë ata që mbjellin vdekjen. Faleminderit të gjithëve që na kanë ndihmuar me këtë”.
Kujtojmë se forcat ukrainase rrëzuan 21 nga 33 raketat e lëshuara nga Rusia kundër objektivave në të gjithë Ukrainën, siç njoftoi Komandanti Suprem Ushtarak i Ukrainës, Valery Zaluzny.
Ukraina rrëzoi 18 nga 28 raketat ruse të lundrimit dhe 3 nga 5 raketat tokë-ajër, tha ai.