-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarri në anijen pranë Portit të Durrësit, reagon Ministria e Mbrojtjes

Kryesoret

Një anije mallrash pranë portit të Durrësit është përfshirë nga flakët.

Shërbimi hidrografik ka mbërritur në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Ministria e Mbrojtjes reagoi për rastin duke bërë me dije se ishte ndërhyrë në kohë për të evakuuar ekuipazhin e anijes.

Mësohet se anija e vitit të prodhimit 1995, ka një kapacitet deri në 2500 tonë ngarkesë ndërsa në bord valëvitet një flamur panamez.

Bëhet fjalë për anijen Kledis Mari me pronar shqiptar.

Zjarri ka rënë në depon e anijes ku mbanin objekte të ndryshme ndërsa raportohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se pas konstatimit të përfshirjes nga flakët të një anije pranë Portit të Durrësit është evakuuar në kohë ekuipazhi i anijes duke shmangur rrezikun për jetët njerëzore.

“Dy anijet P-133 LISSUS dhe P-04 SEMANI dhe ekuipazhi i Forcës Detare në bashkëpunim me Sigurinë Portuale në Durrës arritën të vënë nën kontroll zjarrin e rënë në anijen tregtare “KLEDES MARY”. Efektivët tanë të Forcës Detare iu përgjigjën menjëherë thirrjes së autoriteteve portuale, duke evakuar në kohë ekuipazhin e anijes me flamur panamez dhe duke shmangur rrezikun për jetët njerëzore”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit