Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, për qëndrim të paligjshëm dhe dyshime për vjedhje.
Autoritet vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 7 janar, ku në kuadër të shërbimeve të kontrollit territorial për parandalimin e vjedhjeve në banesa, autoritetet kanë identifikuar si të dyshimtë makinën e 36- vjeçarit shqiptar me iniciale P.S.
Gjatë kontrollit policor në makinën e tij, u gjetën kaçavida të llojeve të ndryshme, tre pishtarë dhe katër çelësa, të dyshuara se janë përdoru për të hyrë dhe grabitur banesa.
Kapet “mat” me 1 kg drogë në duar, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Francë!