Në përkujtim të 45 martirëve të vrarë në Masakrën e Reçakut ka reaguar edhe kreu i Partisë së Lirisë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ish-presidenti kujtoi të rënët në masakrën e Reçakut.
“Gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Nderim përjetë kujtimit të 45 martirëve të Masakrës së tmerrshme të Reçakut!
Ky krim kundër njerëzimit, siç me të drejtë e përkufizoi 24 vite më parë Ambasadori Walker, i tregoi botës të vërtetën e mizorive dhe gjenocidit në Kosovë nga regjimi kriminal i Millosheviçit.
Gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë! LAVDI!