Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar në Francë pasi ishte i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike në qytetin francez Annecy.
I riu ishte nën vëzhgim nga autoritetet dhe u pikas teksa hyri në makinën e një klienti për t’i shitur heroinë.
Policët gjetën një çantë të cilën ai e kishte hedhur nga dritarja e makinës, brenda së cilës kishe 8 pako me heroinë që ishin gati për shitje.
Kur i riu u kontrollua, në xhepin e xhaketës iu gjet një copë letër që vepronte si kartë llogarie, disa rreshta transaksionesh të trafikut të drogës, me data të cilat, të mbledhura së bashku, tregojnë një shumë totale prej 16,350 eurosh të mbledhur në harkun e nëntë ditëve.
21-vjeçari është arrestuar tashmë dhe është lënë në paraburgim.