Një 42-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar në Francë pasi është përgjuar nga shërbimet doganore në zonën e Gerzat.
Sipas raportimeve nga mediat franceze bëhet me dije se në automjetin e 42-vjeçarit u gjetën 2.3 kilogramë lëndë narkotike, kokainë.
Ai është arrestuar nga autoritetet përkatëse dhe po mbahet në paraburgim.
Puritet që ai të njihet me dënimin e tij nga drejtësia franceze ditën e shtunë kur të dalë në gjykatë.