Një aeroplan me 72 persona në bord është rrëzuar në Nepal. Avioni i Yeti Airlines po fluturonte nga Katmandu në Pokhara dhe u rrëzua teksa po ulej, duke marrë flakë.
Të paktën 16 persona kanë humbur jetën, thanë autoritetet. Në bord kishte 68 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit.
“Ne presim të marrim më shumë trupa,” tha një zëdhënës i ushtrisë për Reuters, duke thënë se avioni “është copëtuar”.
Kryeministri Pushpa Kamal Dahal thirri një mbledhje urgjente të kabinetit të tij dhe u kërkoi agjencive shtetërore të punojnë në operacionet e shpëtimit.
#BreakingNews #BREAKING #updates #UPDATE #Yeti Airlines flight has crashed in between #Kathmandu and #Pokhara in #Nepal.
68 passengers& 4 crew members… total 72 person onboard. #FlightCrash #YetiAirlines #Kathmandu #crashed #crashes #Pokhara #BreakingNews #Nepal #नेपाल #यति pic.twitter.com/rOMq3iaA9V
— Harish Deshmukh (@DeshmukhHarish9) January 15, 2023