Brenda pak orëve dy persona kanë ndërruar jetë në Tiranë.
Policia njofton se në Farkë të Vogël dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës së tij E. Gj., 33 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Gjithashtu sot te Komuna e Parisit është gjetur nga kalimtarët pa shenja jete në rrugë, F. D. 60 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.