Dy persona janë arrestuar në Tiranë për vjedhje në operacionin “Gracka”. Të arrestuarit janë A.K. 46 vjeç dhe D.Sh. 51 vjeç, të dy banues në Kosovë.
Këta persona u arrestuan nga forcat e Komisariatit Nr.1 pas dënoncimit të bërë nga një qytetar se i ishte vjedhur portofoli në një qendër tregtare. Pas hetimeve u zbulua se autorët janë dy të sipërpërmendurit.
Nga verifikimet ka rezultuar se ata janë autorë edhe të dy vjedhjeve të tjera. Konkretisht, më 11 Janar 2023, i vodhën 450 Euro një qytetari me iniciale F.B. dhe më datë 12 Janar tentuan të vidhnin një shumë parash në një lokal.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 590 Euro dhe 25.000 lekë të rinj.