Thuajse të gjithë banorët i janë vënë kundra Luizit, duke thënë se ai mashtron gjithë kohën.
Pas përfundimit të lojës së caktuar nga Vëllai i Madh për të bërë një gjyq, Kejvina ka reaguar e revoltuar ndaj Luizit duke thënë se nuk e duron dot atë njeri.
Mendimin e Kejvinës e mbështeti edhe Tea duke thënë se ai njeri nuk durohet, mashtron gjithë kohën dhe se kur i kërkoi falje familjes së Kejvinës për sjelljen e tij, ishte duke u tallur.