-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të shtëna me armë në Kaliforni, 6 të vdekur përfshirë një nënë 17-vjeçare dhe foshnja e saj

Kryesoret

Një incident i tmerrshëm me të shtëna ka ndodhur në Kaliforninë qendrore, ku 6 persona – përfshirë një nënë 17-vjeçare dhe një foshnjë 6 muajshe – u vranë në një shtëpi.

Siç është bërë e ditur nga mediat ndërkombëtare, autoritetet po hetojnë dy persona të dyshuar.

Ngjarja u raportua në autoritetet përkatëse rreth orës 03:30 dhe përfshiu një banesë në lindje të Visalias.

“Ne u informuam se një person i armatosur ishte në zonë për shkak të raportimeve për një seri të shtënash,” tha Sherifi Mac Bordeaux.

Më pas dy trupa të pajetë janë gjetur në rrugë dhe një tjetër në hyrje të banesës.

Tre viktima të tjera u gjetën brenda shtëpisë, duke përfshirë një burrë i cili fillimisht ishte gjallë, iu nënshtrua plagëve të marra në spital.

Autoritetet po flasin për një bandë vrasësish pas të shtënave në Kaliforni.

“Nuk ishte një akt i rastësishëm dhune. Ky është një akt i synuar”, vazhdoi sherifi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit