Arrestohet në Tiranë një 35-vjeçar që shiste online medikamente mjekësore të kontrabanduara që i mbante në banesë. I arrestuari është A. M. 35 vjeç, banues në Tiranë dhe akuzohet për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe në banesën e A. M. në rrugën “Irfan Tomini” shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore të dyshuara të kontrabanduara, të cilat 35-vjeçari i reklamonte dhe i tregtonte nëpërmjet faqeve online në rrjete sociale.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.