-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediat franceze kritikojnë Messin pas humbjes së PSG-së nga Rennes

Kryesoret

Humbja Paris Saint-Germain kundër Rennes me rezultatin 1-0 ka ngjallur një valë kritikash në Francë kundër lojtarëve të klubit parisien, më së shumti ndaj yllit argjentinas, Lionel Messit.

Kampionët në fuqi kishin të gjithë yjet e tyre në dispozicion për këtë ndeshje, por as Messi, as Neymar dhe as Kylian Mbappe nuk mundën të shënonin.

L’Equipe kritikoi Neymarin, duke e përshkruar performancën e tij si “shqetësuese”, ishte RMC që zgjodhi të përqendroje zemërimin e tyre te ish- ylli i Barcelonës.

“Ai pati një gjysmë sezoni të mirë sepse po përgatitej për Kupën e Botës, po stërvitej, por tani kjo ka mbaruar”, ishte shkrimi i RMC Sport.

Sa i përket L’Equipe, gazeta deklaroi se ai nuk ishte në lartësinë e detyrës dhe madje i dha një vlerësim me notën 4 nga 10.

 

“Ne nuk e pamë ekstravagancën e topit në këmbët e tij që jemi mësuar ta shohim. Argjentinasi u përpoq të punonte për ekipin e tij, kryesisht duke rikuperuar topa në 30 metrat e tij, përpara se të binte në pjesën e dytë”.

Le Parisien ishin më diplomatikë në fjalët e tyre, duke sugjeruar se ndikimi i Messit në ndeshje ishte “i kufizuar”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit