-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përse i nxorën zvarrë nga makina? Djali i ish-këshilltarit të Metës flet te “5pyetjet.al”

Kryesoret

Një incident ndodhi në fundjavë në kufirin me Malin e Zi ku një familje shqiptare është dhunuar dhe nxjerrë me forcë nga makina. Pre e dhunës ka rënë anëtari i Partisë së Lirisë Petraq Milo, ish-këshilltar i Presidentit Ilir Meta.

Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë, Petraq Milo, është dhunuar nga efektivët malazezë.

Ai ka qenë së bashku me familjen e tij kur është nxjerrë me forcë nga makina dhe është dhunuar nga një efektiv malazez, ndërsa priste në radhë në kufi.

“5pyetjet.al” në pamundësi për të kontaktuar me zotin Milo, që nuk pranoni të ngrinte telefonin, komunikoi me djalin e tij, i cili ka qenë i pranishëm në momentin e incidentit.

Jam mirë. Po ashtu edhe babai. Për momentin nuk dua të shprehem për atë që ndodhi” tha djali i Petraq Milos për “5pyetjet.al”.

Videot që bënë xhiron e rrjetit tregonin Milon teksa nxirret nga makina me forcë dhe dhunohet, ndërsa po ashtu është dhunuar edhe djali i tij.

Zvarrë nga makina! Policia malazeze dhunon ish-këshilltarin e Presidentit (VIDEO)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit